Ministri i Brendshëm i italisë, ka reaguar në lidhje me marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët.
“Ujërat kombëtare janë brenda 12 miljeve nga bregu. Anijet tona kryejnë herë pas here shpëtime në ujërat ndërkombëtare mbi 12 milje. Prandaj kjo çështje nuk na shqetëson në lidhje me zbatimin e protokollit Itali-Shqipëri: pjesa më e madhe e ndërhyrjeve bëhet në ujërat ndërkombëtare ”.
Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, duke u përgjigjur në një konferencë për shtyp pas Këshillit të Ministrave, për indikacionet e marra nga Komisioni Evropian, sipas të cilave në ujërat ndërkombëtare, Italia ka të drejtë të çojë emigrantët e shpëtuar në një vend tjetër. Problemi, shtoi ai, “do të jetë mbulimi i shtrirjes së juridiksionit në territorin shqiptar: do të ketë një hap rregullues”.