TIRANË, 1 prill 2013 – Ditët e fundit përfaqësuesit e së majtës evropiane apeluan për bashkimin e PS-së dhe LSI-së në aleancë parazgjedhore, gjë që sipas tyre do garantonte largimin e Sali Berishës nga pushteti. Sipas politikanëve të huaj, nëse Meta bëhet bashkë me Ramën, largohet Berisha nga qeverisja dhe vendi integrohet në BE. 

Ndërkohë sot, pas takimit Berisha-Meta, burime nga selitë e partive konfirmojnë se ka një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. 

Sipas "News 24" realisht është bërë një marrëveshje mes Ramës dhe Metës.  “PS miraton 3 ligjet, LSI ikën nga qeveria me Berishën”, është thelbi i marrëveshjes mes PS dhe LSI. 

Ndërkohë nesër kryesia e Partisë Socialiste fton zyrtarisht LSI për koalicion.

/Balkanweb/