Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se delegacioni amerikan në Arabinë Saudite ka një “grup të madh njerëzish” që punojnë për një marrëveshje të mundshme armëpushimi.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Sekretari i tij i Thesarit, Scott Bessent, i ka thënë atij se “marrëveshja për tokat e rralla sapo ka përfunduar”.

“Ata do ta nënshkruajnë së shpejti”, shton Trump.

Marrëveshja për mineralet pritej të nënshkruhej gjatë vizitës së Zelensky në Uashington në shkurt, por u pezullua.