Kryetari i Komisionit për Politikat Europiane të Senatit Italian, Giulio Terzi di Sant’Agata theksoi sot se “marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për migrantët përbën një model që shërben për të gjithë vendet e BE-së dhe jo vetëm”.
Në një konferencë për shtyp së bashku me kryetaren e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, Terzi tha se “edhe kryeministri britanik Stairmer në një takim dypalësh ka shprehur interes të madh sa i përket marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë sesi duhet të funksionojë në bazë të normave dhe ligjeve që tashmë janë të njohura për të gjithë, por gjithashtu kanë shprehur interes edhe ato vende që po lëvizin në këtë drejtim, pra të forcojnë mbrojtjen ligjore të kufijve të jashtëm të BE-së, të fuqizojnë luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore, që nga pikëpamja njerëzore është diçka e tmerrshme dhe nga ana tjetër të fuqizojnë aftësitë për të pasur marrëveshje dhe ajo me Shqipërinë është nga të parat.
Kjo sa i përket dhe arsyeve të afërsisë dhe për të luftuar këto fenomene që janë vënë re që në vitet ‘ 90, pra në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore”.
Sipas tij, e rëndësishme është të realizohen edhe marrëveshje mes BE-së dhe vendeve të tjera.
Terzi theksoi se “parlamenti italian e ka ratifkuar protokollin e bashkëpunimit sa i përket migracionit dhe ratifikimi është realizuar në 6 muajt e parë të vitit. Për këtë marrëveshje është folur edhe në nivel europian. Më shumë sa një herë është folur edhe në mbledhjet e Këshillit Europian në sesione që trajtojnë çështje të emigracionit”.
“Është në vëmendjen e të gjithëve se si politikat e 9 viteve më parë që i referohen periudhës së legjislacioneve të mëparshëm nuk kanë funksionuar sepse ka munguar strategjitë e përbashkëta në kuadër të BE-së”, tha Terzi.