Ish-presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton idenë e dakordësimit të një marrëveshjeje me liderin koreanoverior Kim Jong Un sa i përket armëve bërthamore.

Sipas mediave britanike marrëveshja do të nënkuptonte që Kim do të hiqte dorë nga ndërtimi i armëve të reja bërthamore, por do të lejohej të mbante një pjesë të atyre që ka në këmbim të heqjes së sanksioneve dhe ndihmës ekonomike nga SHBA.

Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut tha së fundmi se priste që fqinji i saj të kryente një test bërthamor vitin e ardhshëm, i pari që nga viti 2017. Tensionet në Gadishullin Korean janë tashmë në nivelin më të lartë në vite.

Kim besohet se po përshpejton programin e tij bërthamor dhe ka përfshirë në ligj të drejtën e kombit të tij për të nisur sulme.

Një marrëveshje e tillë nga ana e Trump do të përmbyste qëndrimin e Uashingtonit ndaj Koresë së Veriut, si dhe pozicionin e linjës së ashpër të ish-Presidentit, por do të përfitonte nga marrëdhëniet miqësore të tij me udhëheqësin koreano-verior.