Një tjetër marrëveshje historike është arritur në Lindjen e Mesme teksa Izraeli dhe Bahreini janë pajtuar për paqe.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i SHBA Donald Trump i cili e cilëson si një marrëveshje tjetër historike në Lindjen e Mesme.
“Një tjetër përparim HISTORIK sot! Dy miqtë tanë të mëdhenj Izraeli dhe Mbretëria e Bahreinit bien dakord për një Marrëveshje Paqe – vendi i dytë arab që bën paqe me Izraelin në 30 ditë!’’– shkruan Trump.