BRUKSEL, 31 maj 2013 – Në Bruksel është arritur marrëveshje, e cila do të vendosë kontrolle të përkohshme në pikat kufitare të zonës Shengen.
Marrëveshja e arritur mes përfaqësuesve të shteteve të kësaj zone përcakton kontrolle në rrethana të veçanta; inspektime të befta për të garantuar që ato nuk po kryhen në mënyrë të paligjshme.
Shengen lejon qytetarët e BE të lëvizin lirisht, pa kontrolle të pasaportave midis 22 shtete që e nënshkruan atë.
“Fronteks”, agjencia që vigjëlon kufinjtë e BE-së, do të vëzhgojë zbatimin e rregullave.
Marrëveshja, e negociuar mes Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe qeverive, tani do t’i paraqitet parlamentit në qershor apo korrik.
Vendimi erdhi për shak se në 2011 një fluks emigrantesh nga Afrika shkaktoi tensione mes Francës dhe Italisë duke e detyruar Francën që të ndalojë të gjithë emigrantët që mbërrinin me tren nga Italia.
Në po të njëjtin vit, Danimarka, një anëtar tjetër i zonës Shengen, riktheu kontrollet në kufirin me Gjermaninë.
Ky vendimit sipas Komisionit Europian do të parandaloj lëvizjen ilegale të emigrantëve dhe do të rrisë sigurinë mes pikave kufitare të zonës Shengen.
Nëse një shtet do të përballet me një rrezik serioz, do të zbatohen këto kontrolle që mund të zgjasin deri në dy vjet, në varësi të llojit të rrezikut.





