TIRANE, 26 mars 2013– Nënshkruhet marrëveshja me Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për taksimin e dyfishtë.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ministri i financave Ridvan Bode theksoi se përmes kësaj marrëveshjeje, individët dhe bizneset nuk tatohen në mënyrë të dyfishtë, nga të dyja vendet.
Sipas ministrit, përmes kësaj marrëveshjeje zgjerohet edhe bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën ndaj kontrabandës.
Ndërsa ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon është shprehur se duhet një sistem tatimor i parashikueshëm, me rregulla të ndershme dhe të qëndrueshme.
“Falë marrëveshjes nxitet tregtia mes Britanisë dhe Shqipërisë. Marrëveshja përmban rregulla që luftojnë shmangien e taksave dhe evazionin fiskal. Kompani të mëdha britanike po shqyrtojnë mundësitë për zhvillimin e burimeve natyrore” theksoi ambasadori duke shtuar se mjedisi për biznesin duhet të jetë tërheqës.





