ITALI, 1 prill 2013 – Të flesh në hapësirat e rezervuara për bagazhet. Kjo është ajo çfarë kanë bërë trioja milaneze El Shaarawi, Balotelli dhe Niang gjatë një udhëtimi me tren.

Fotoja është postuar në rrjetin social Twitter nga El Shaarawi me komentin: “Po, ne po flemë. Gëzuar Pashkët”.

Episodi ka ndodhur gjatë kthimit me tren të lojtarëve pas takimit të fundjavës në Verona.

Megjithëse ndjenjëset në vagon kanë qenë të gjitha të lira, tre të rinjtë kanë preferuar më shumë të “paketohen” si bagazhe.

Që nga mbërritja e Balotellit në Milano tre lojtarët duket se kanë gjetur mjaft sintoni mes tyre dhe shfaqen përherë bashkë. ka postuar foton në profilin e tij Twitter. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/