3 betoniere janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Ngjarja është regjistruar në Gjirin e Lalzit.
Ende nuk dihet shkaku i aktivizimit të zjarrit, por burime nga vendngjarja konfirmojnë se 2 automjetet zjarrfikëse e kanë neutralizuar atë.
Sikundër duket nga pamjet e siguruara nga “DurrësLajm”, dëmet materiale janë të konsiderueshme.






