ITALI, 15 mars 2013– Marsela Cibukaj, 28 vjeçarja që doli e dyta në spektaklin e parë të Talent Show-t "The Voice of Albania" për 20 vjet ka jetuar në Romë. Mbrëmë ajo ka performuar në shown "The Voice of Italia". Marsela zgjodhi këngën "Dashuria urren " të Naomit. Gjithkush pret që "e kuqja" të zgjidhet ndër më të mirat.
Prej moshës 8 vjeçare Cibukaj ka jetuar në Itali ku dhe po përfundon studimet për Juridik. Pasioni i saj për muzikën bëhet evident që në moshë të vogël, në çdo eveniment festiv familjar ajo tregonte aftësitë e saj në kanto. Në moshën 14 vjeçe nis të marrë leksionet e para në kanto dhe kitarë. Menjëherë mësuesit e cilësojnë si Mezzo soprano me timbrik Blues/soul. Falë rrethit të miqësisë dhe koncerteve live që ajo kishte mundësi të ndiqte në Romë, i jepet mundësia të njohë një repertor të madh në muzikën blues /rock dhe jazz, rryma në të cilat ajo zhvillon aftësitë vokale. Vazhdon perfeksionimi i saj në jazz, duke marrë pjesë gjatë Perugia Blues Festival në seminarin për "Be pop improvisation" me mësues të famshëm të Barklee College of Music të Amerikës dhe më tej në Romë në seminare me Maestron Beppe Vessicchio dhe Gabriella Scalise. Aktivizohet në shfaqje të ndryshme në teatër si këngëtare jazz dhe blues duke patur shumë duartrokitje nga kritika muzikale e zonës së Romës.
Në 2008 paralelisht ajo përballej vazhdimisht me skenën në koncerte live jo vetëm në Itali por edhe në Londër, Norvegji, Poloni, dhe Gjermani me grupet e saj THE AXIS dhe MARSEL – acousti trio, që konsiderohet si shkolla më e mirë që ajo ka kryer. Në 2010 fiton çmimin si Best emergent Singer në Romë.
Në 2011 merr pjesë në THE VOICE OF ALBANIA – ku merr vendin e dytë dhe do të bëhej një ndër këngëtaret e preferuara dhe më të dashura të publikut shqiptar. Të gjithë e duan atë, të gjithë duan Marselën.
SIPAR është kënga e parë në gjuhën shqipe me të cilën Marsela prezantohet për herë të parë në Top Fest. Muzika është e kompozuar nga Elton Deda, bashkëpunim i frymëzuar nga njohja e tyre gjatë spektaklit The Voice of Albania. Teksti është shkruar nga IRIS SOJLI, ku dhe ajo vetë ka bashkëpunuar duke dhënë kontributin e saj.