Ajo është një nga talentet më të veçanta në muzikë.
Pjesëmarrja e saj në talent shown ‘The Voice’ e ka bërë zërin e Marsela Çibukajt të pa ngatërueshëm me askënd.
Edhe pse shumë e suksesshme në muzikë ajo ka ditur të mbrojë nga mediat me fanatizëm jetën e saj private.
Por më në fund ajo na ka prezantuar me të dashurin e zemrës së saj. Marcela e ka parashikuar reagimin e mediave për këtë të re që sapo ka bërë.
Kolegët e saj shqiptarë nuk kanë ngurruar të urojnë miken e tyre ndërkohë që komente pozitive ka marrë edhe nga Luana Vjollca si dhe gazetarja Dasara e cila i shkruan: “Amore, e paske gjet aq yll sa e meriton, a kupton?”