SHBA- Aktivistë kundër abortit në Uashington marshuan në një protestë kundër një vendimi të gjykatës së lartë që ligjëroi abortin në SHBA 40 vjet më parë.
Duke dënuar abortin si një abuzim të të drejtave të njeriut, njerëzit nga mbarë vendi morën pjesë në atë që u cilësua si marshim për jetën që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin amerikan.
“Kjo është çështja më madhore që ka të bëjë me të drejtat e njeriut.
Forcimi i një shoqërie, gjykohet më mirë nga menyra se si i trajton pjesëtarët e saj më të dobët, ata të cilët nuk kanë zë, nuk kanë liri apo të drejta, prandaj dhe ne jemi këtu”.
Demonstruesit mbanin parrulla ku shkruhej “mbroni jetën”
Ish kandidiati republikan për president Rik Santorum u tha protestuesve se kundërshtarët e abortit “janë për më shumë dashuri në botën ku ka vdekje”.
Papa Benedikti i 16 përshëndeti marshimin në tëeeter. “U bashkohem këtyre marshimeve që jane pro jetës dhe lutem që liderët politikë të mbrojnë foshnjat dhe të promovojnë kulturën e jetës”.