Koalicioni shqiptar Pro Familjes & Jetës ka marshuar buzë detit pasditen e djeshme në shëtitoren “Taulantia” në Durrës për një qëllim: MBROJTJEN E FAMILJES dhe për të nënshkruar së bashku Peticionin e Jetës, Familjes, Kombit.
Në një marshim me gjyshër, prindër së bashku me fëmijë, të rinjtë marshuan paqësisht në mbrojtje të fëmijëve, familjes, jetës.
Me pankarta pro jetës dhe familjes, tullumbace dhe lule qëllimi i tyre ishte të tregonin se familja është e shenjtë!