8shtator 2015 – Tirana ka mbledhur mijëra përfaqësues të feve nga mbarë bota. Klerikët kanë ardhur nga vende të ndryshme, për të dhënë mesazhe paqeje. Takimi i mbajtur në Tiranë prej tre ditësh është i 28 në rang ndërkombëtar.
Fjalën e hapjes e mbajti presidenti Bujar Nishani, i cili u shpreh se, vendi ynë është një shembull frymëzues pasi këtu njerëzit besimeve të ndryshme respektojnë njëri-tjetrin dhe duan më shumë paqen dhe lirinë.
“Kjo është toka ku Krishti dhe Muhamedi ecin krah për krah, vendi ku njerëzit ecin me njëri-tjetrin dhe duan më shumë paqen dhe lirinë pavarësisht besimeve të ndryshme”, tha Nishani.
/portali DurresLajm/





