Pas akullit dhe dëborës, shpërthen pranvera në Itali.

Ky konsiderohet një mars i çmendur nga mediet italiane dhe sinoptikanët, pasi ndërsa veriu është i mbërthyer nga darët e të ftohtit, në jug temperaturat pritet të shkojnë deri në 25 gradë.

Erëra të forta nga Saharaja pritet të sjellin një valë të nxehti, por njëkohësisht edhe rërën e shkretëtirës.

Në Siçili, temperaturat pritet të shkojnë 25 gradë, ndërsa në rajonet e tjera jugore do të variojnë në 17-18° Celcius, bëjnë të ditur ekspertët e ilmeteo.it.

Shirat që do të regjistrohen gjatë kësaj periudhe do të jenë të shoqëruar edhe nga rëra, që do të mbërrijë në Itali për shkak të erërave të forta sahariane.