Marsida Xhaferllari humb statusin e magjistrates për shkak se ajo nuk i është nënshtruar testit. Ky është vendimi që është dhënë tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Xhaferllari është dhe kandidate për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si dhe ka kandiduar gjithashtu për një nga vakancat e hapura për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Trupa gjykuese e KPK-së përbëhet nga komisionerët Firdes Shuli, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia.





