Këngëtari i famshëm Zayn Malik dhe modelja Gigi Hadid tashmë janë prindër të një vajze. Çifti e mirëpritën Khain, në shtator 2020.
Kohët e fundit përflitet se çifti Gigi dhe Zayn janë martuar në fshehtësi të plotë, sipas partneri të Zayn në duetin “To Start Again” Ingrid Michaelson. Kompozitori 41-vjeçar pohoi në Instagram se këngëtari është “Një person kaq privat dhe tani është i martuar dhe ka një fëmijë, kështu që ai bën gjërat që dëshiron të bëjë”.
Zayn dhe Gigi janë një çift kaq privat sa që ende nuk kanë treguar zyrtarisht fytyrën e vajzës së tyre Khai para botës, edhe pse ajo tashmë është gjashtë muajshe. Megjithatë, 25-vjeçarja dhe nëna e saj, Yolanda Hadid postuan aksidentalisht një foto në Instagram, ku dukej porteti i vajzës.





