20shtator 2015 – Shfaqja “Martesa” e teatrit “Aleksandër Moisiu” fiton çmimin e regjisë më të mirë në “KoKo Fest 2015”. Juria e Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë, së mbajtur në Korçë, i ka dhënë çmimin e merituar regjisores Driada Dervishi.
Shfaqja është vënë në skenë nga teatri i Durrësit dhe ka fituar mes 12 trupave nga trevat shqipfolëse. Ndërkohë, një tjetër arritje është çmimi i dhënë për Adelina Muçën, si aktorja më e mirë joprotagoniste, në rolin e Natalias, në të njëjtën vepër të Çehovit.
/portali DurresLajm/