10 nëntor 2013 – 126 shoqëruese nderi, 35 dëshmitar të dhëndrit, mori lulesh dhe aksesorësh, për martesën rekord të një çifti nga Negombo në Sri Lanka, të cilët hyn në rekordet Guinnes pikërisht për martesën me numrin më të madh të shoqëruesve në botë.Nisansala dhe Nalin thanë”po” gjatë një ceremonie ku morën pjesë edhe përfaqësues nga rekordet Guinnes, të cilët për shkak të përmasave të dasmës, dorëzuan çmimin Guinnes World rekord, në duart e stilistes Champi Siriwadana i cili organizoi dhe ideoi gjithë veshjet e pjesëmarrësve në këtë martesë. 

/Zëri /