Spanjë, 30 maj 2014 – Pep Guardiola ka bërë një martesë shumë sekrete në Matadepera, një komunë e vogël me 8 mijë banues, në Katalunja.
Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, e cila ka shtuar se ceremonia është zhvilluar në sallën plenare të bashkisë së qytetit, përpara disa miqve (rreth 10 persona, në mes tyre prindërit e burrit dhe gruas dhe tre fëmijët e çiftit, Maria, Marius e Valentina).
Cristina e Pep janë prezantuar në Komunë në ora 9:30 dhe pas një ceremonie të shkurtër, në ora 10:10 kanë lënë sallën.
Ata janë së bashku prej 20 vjetësh dhe lidhja e tyre nuk është zbehur kurrë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





