Forumi Mysliman i është drejtuar 140 deputetëve të Kuvendit me një letër, që të mos votojnë nenin 18 të ndryshimeve kushtetuese sa i përket ligjit për LGBT-në, pasi sipas tyre, martesat e homoseksualëve do të sjellin probleme në familjet shqiptare.
Ky forum është kundër togfjalëshit “Orientim seksual” dhe ata paralajmerojnë se nëse ky ndryshim do të votohet në Kuvend, ai do të kundërshtohet dhe do t’i propozohet popullit që të japë përgjigjie përmes referendumit.
“Jemi kundër këtij ndryshimi kushtetues, i jemi drejtuar kryetaëve të grupeve parlamentare dhe deputetëve. Në thelb ne e shohim si shumë të dëmshme futjen e këtij togëfjalëshi, pasi familja ka boll probleme. Ndryshimi i Kushtetutës në këtë nen është një problem shtesë për familjet shqiptare. Lëvizjet tona do të vijojnë për të kundërshtuar këtë nen, nëse do të ketë miratim të këtij neni, do e rrëzojmë me lëvizjet juridike. Referendum për hedhjen poshtë të këtij neni do i propozojmë qytetarëve shqiptarë”, tha një nga përfaqësuesit e Forumit Mysliman.





