PARIS, 27 maj 2013- Një grup militantësh të ekstremit të djathtë, të cilët ishin pjesë e marshimeve dhe protestave në Paris kundër miratimit nga parlamenti të ligjit që zyrtarizon martesat mes personave të të njëjtit seks, kanë mësyrë sot pasdite selinë e Partisë Socialiste, që ndodhet në bulevardin Solferino, ku në pjesën ballore të ndërtesës kanë shpalosur një banderolë gjigande ku shkruhej ''Hollande, dorëheqje
Protesta e re në Paris behet në një klimë tepër të tensionuar, ndërkohë që autoritetet i tremben një vale të re dhune pas asaj të ditëve të fundit që nxitën dislokimin e mbi 4 500 policëve nëpër rrugë.
Martesat e çifteve homoseksuale janë zyrtarizuar përmes një ligji që prej tetë ditësh në Francë dhe martesa e parë e këtij lloji do të celebrohet në Montpellier të mërkurën, por francezët që e kundërshtojnë këtë dhe organizatorët nuk kanë hequr dorë nga një demonstratë force.
Tre organizata të një unioni tepër të njour, 'Manif pour tous' dhe një prej bashkimeve të integralistëve katolikë të Civitas kane bere thirrje per proteste.
Trena dhe autobusa plot me protestues kanë mbërritur nga provincat në ditën e festës së nënës në Francë, pavarësisht se ministri i Brendshëm, Manuel Valls, u ka këshilluar familjeve me fëmijë të mos marrin pjesë në protestë.





