Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez konfirmon dëshirën e tij për të rinovuar kontratën me zikaltrit: 

“Nuk ka shumë kohë tani, por jam i qetë dhe ndihem mirë. Dua shumë të rinovoj bashkëpunimin deri në vitin 2028. Është gati, mungojnë vetëm disa detaje”, tha kapiteni i Interit për Sportmediaset.

Duke u ndaluar tek fillimi i shkëlqyer i sezonit, Lautaro u shpreh: 

“Sinqerisht e prisja edhe nëse nuk e mendoja se do të kalonim kaq shpejt: 12 lojtarë u larguan në verë, erdhën djem të jashtëzakonshëm që punuan mirë që nga dita e parë, por unë nuk prisja që të gjithë të integroheshim kaq shpejt. Është e vështirë të arrish të gjitha objektivat, por ne punojmë për këtë”. 

Rivalët kryesorë në kampionat – “Rruga është ende e gjatë, faza e parë nuk ka përfunduar. Ne duhet të vazhdojmë kështu sepse ka skuadra të tjera të forta si Milani dhe Napoli”.

Më pas ai u ndal te Inzaghi: “Trajneri është rritur shumë nga pikëpamja teknike dhe njerëzore. Një person i jashtëzakonshëm që u jep mundësi të gjithëve, nëse stërvitesh mirë atëherë mund të luash. 

Sigurisht, ai është një super trajner, kaloi tri vite të pabesueshme këtu, duke fituar kupa dhe duke arritur në finalen e Champions. Kampionatat e humbura i lam pas krahve, por tani jemi kompetitivë”.

I pyetur nëse Martinez dhe Thuram janë si Eto’o dhe Milito, sulmuesi argjentinas deklaroi: “Jo, ata bënë historinë e Interit, Marcus mbërriti me shpirt të madh dhe ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar ekipin deri në fund”.