Lautaro Martinez do të bëhet flamuri i Interit. Nuk mungon optimizmi nga të dyja palët dhe dëshira për të vazhduar bashkëpunimin. Por duhet ende kohë, që është praktikë normale kur janë në pyetje shuma të mëdha financiare.
Marotta, për të bllokuar Lautaron dhe për të shmangur surprizat e hidhura u hodh menjëherë në aksion ndërsa preisdenti Zhang i dha pothuajse një dorë të lirë për të mbajtur argjentinasin.

Këtë e dëshmojnë edhe lëvizjet e CEO-s, i cili vendosi në tavolinë 8 milionë euro (plus bonuse) për të zgjatur kontratën.

Një shumë ‘rekord’, që do ta bënte 26-vjeçarin të ishte më i paguari në skuadër. Por nuk mjafton. Martinez kërkon edhe dy mln euro të tjera, pra 10: distanca nuk është e madhe, gatishmëria e Interit për të bërë një sakrificë për të mbajtur ish-lojtarin e Racing është e fortë.

Zyrtarizimi i rinovimit deri në verë është një hap ‘i detyrueshëm’, me valsin e sulmuesve që mund të nisë në këtë merkato. Pas kalimit të Mbappe në Real Madrid, gjithçka mund të ndodhë.

Lautaro, golashënuesi më i mirë në Serie A deri më tani, rrezikon të përfshihet: është më mirë të arrish në merkato me një zgjatje deri në vitin 2028 dhe një vlerësim, raporton La Gazzetta dello Sport, rreth 150 milionë.