Lautaro Martinez nuk ka reshtur së festuari titullin kampion. Duke analizuar sezonin dhe skuadrën, kapiteni u shpreh se ndërkombëtari shqiptar Kristjani Asllani është lojtari i së ardhmes së Interit.

“Në fillim të sezonit i thashë Asllanit se kishte nevojë për një shkundje. Pas këtij momenti nuk foli për disa kohë me mua, por më pas më falënderoi. Ai ka gjithçka për të qenë lojtari i së ardhmes”, tha Martinez, që u ndal te titulli.

“Një gëzim për jetën, Interi është shtëpia për mua dhe kështu e kam ndjerë që nga dita e parë në Milano. I detyrohem gjithçka klubit dhe njerëzve të Interit, për ta ngritur këtë kupë me shirtin e kapitenit ishte një ëndërr i thashë skuadrës se një kapiten ka nevojë për të gjithë dhe shumë më ndihmuan t’ua shpjegoja Interit të rinjve”.

Më pas kapiteni përsërit se dëshiron rinovimin e kontratës me Interin dhe këtë e bën mjaft qartë. 

“Ne jemi afër marrëveshjes, por mungojnë disa gjëra. Unë doja ta mbyllnim kontratën këtë javë sepse më pas mbaron kampionati dhe doja të përcaktoja gjithçka para Kupës së Amerikës, por e kuptoj që situata e korporatës mund të ngadalësojë gjithçka: ne flasim me Marotta dhe Ausilio, por kjo varet edhe nga pronësia, nuk e di se çfarë do të ndodhë nga tani deri në javën e ardhshme, por nuk ka probleme mes nesh”, tha Martinez për Gazzetta dello Sport. 

Fjalë të cilat megjithatë bien ndesh me diapazonin, i cili aktualisht është mjaft i gjerë mes dy pozicioneve: kërkesa e lojtarit është 12 milionë euro, ndërsa Interi ofron 9 mln euro. 

Pas titullit, Lautaro dëshiron të ngrejë trofeun e Champions League, ndërsa foli për partneritetin në sulm me Marcus Thuram: 

“Krahasuar me Lukakun, me të cilin kam bërë gjëra të mëdha, ai më jep më shumë mundësi, zgjedhje dhe hapësirë. Gjithashtu ai gjithmonë sjell një buzëqeshje në dhomën e zhveshjes. Lukaku? Nuk kam dëgjuar për të që nga koha e pyeta nëse ishte e vërtetë që ai nuk do të kthehej te Interi verën e kaluar. Ai nuk m’u përgjigj dhe për ne të dy ky ishte fundi”.

I pyetur nëse ndihet në të njëjtin nivel me Mbappé dhe Haaland, Martinez tha: “Po, statistikat dhe trofetë e thonë këtë. Nuk kam asgjë për t’i pasur zili”.