Interi udhëheq me meritë kampionatin italian dhe është në pritje të ndeshjes së prapambetur kundër Atalantës që mund t’i dërgoj në +12 ndaj Juventusit në rast suksesi.

Por nuk është vetëm Serie A prioritet, zikaltrit nuk e harrojnë trofeun e Champions League. Duke folur për faqen e UEFA-s, Lautaro Martinez u shpreh se Interi do të luftoj fortë.

“Çdo trofe është një objektiv për një klub si Interi. Ne jemi pjesë e një grupi vëllezërish dhe miqsh që ecin në të njëjtin drejtim, pavarësisht nëse luan apo jo”, tha kapiteni i zikaltrve.

Lautaro foli edhe për tema më personale: “Kur mbërrita në Racing, shokët e skuadrës më vunë nofkën ‘El Toro’ sepse isha gjithmonë i zemëruar dhe i keq në duele. Fraza e bërë tatuazh në krahun tim (Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë’), tregon atë që kam kaluar si fëmijë, por edhe më pas identifikohem me ato fjalë. Kam kaluar momente të vështira dhe më pas kuptova se duhej të ndiqja rrugën time, futbollin”, tha sulmuesi argjntinas, i cili gjithashtu zbuloi se nëna e tij nuk ishte e kënaqur me tatuazhin e tij të parë, në moshën 15-vjeçare:

“Mami tha se isha shumë i ri. Fillova me emrin e babait të saj, gjyshit tim Nesto. Tatuazhet e mia flasin për mua, familjen time apo atë që më karakterizon”.