Teuta kërkon të rigjej buzëqeshjen në kampionat pas një momenti tepër të vështirë ku nuk fiton prej 11 ndeshjesh. Në prag të sfidës, me Tiranën, foli trajneri Edi Martini, i cili dekalroi se skuadra gëzon një formë të mirë fizike dhe do të kërkojnë vetëm tri pikët kunder bardhebluve.

Në krah të trajnerit Martini, ishte mesfushori Asion Daja, i cili duke pranuar momentin e vështirë, theksoi se Teuta e ka obligim fitoren.

Teuta-Tirana zhvillohet të premten në stadiumin “Niko Dovana”, duke nisur nga ora 17:00