Edi Martini, trajneri i Teutës, pas ndeshjes së sotme me Kukësin, ku skuadra e tij barazoi 2-2 ka pohuar:
“Me kënaqësi dua të them që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Kemi dominuar, jo vetëm në pjesën e parë, por edhe në pjesën e dytë. Kukësi e zgjidhi për pak minuta në sja të kualiteteve, por ne mund edhe ta fitonim”.
Martini foli edhe për penalltinë në favor të Kukësi, të fituar nga Limaj. Për këtë rast, ai tha:
“Limaj ngaqë është në Durrës, mendoj se po kërcente në det. Arapi ka bërë një lojë të mirë edhe Kallaku që vinin nga mungesa të gjata. Ekipi në përgjithësi ka bërë lojë të mirë. Jam i kënaqur nga mënyra se si skuadra ka luajtur. Ndoshta mund të kishte më tepër minuta për Kulibalinë, por ne po shkonim nga krahët te porta. Nuk është lojtar tipik goli. Gjithsesi mund të ishte edhe konstatimi që do të duhej të ishte më herët në lojë”.
“Ekipi që e përballon trysninë ai shkon dhe e realizon objektivat e veta. E dimë që kemi ndeshje të vështira në vijim. Na pret Partizani, një ekip mjaft i fortë. Por, mendoj se nëse vazhdojmë e luajmë si ndeshjen e sotme, çdo gjë arrihet. Por, ekipi ka qenë i plotë, u kthye Aleksi, Arapi, por edhe Vila. Tashmë duhet që të shohim përpara”, – tha Martini.
I mërzitur për rezultatin, trajneri i Kukësit Shpëtim Duro tha se skuadra e tij i humbi pikët në momentin e fundit.
“Skuadra ka luajtur mirë, kemi qenë dominues por u ndëkshuam në fund”, thotë ai ndërsa shton se fati nuk ka qenë me Kukësin.





