Teuta humbi 1-0 një ndeshje të rëndësishme në “Air Albania” përballë Dinamos, ku pësoi gol në minutat e fundit në duelin e prapambetur të Superiores. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini nuk e kapërdiu lehtë këtë humbje, duke ia lënë fajin kalendarit të ngjeshur.

“Bëmë një pjesë të parë të mirë pastaj në të dytën na ra ritmi. Të luash të diel të mërkurë është problem, qendrat e mbrojtjes luftuan fort në pjesën të parë. Jo se në të dytën bënë më shumë se 2 herë kanë goditur, por edhe fati është pjesë e lojës. Bëmë zëvendësimin e tretë dhe nuk kishim mundësi të bënim tjetrin për Filin. Humbëm një ndeshje, më vjen keq sepse kishim mundësi të ishim në katërshe.

Ne nuk jemi një ekip që na falet të humbim penallti, shumica e lojtarëve vitin e kaluar s’kanë mbajtur peshë në ekipet respektive. Në atë moment duhen liderë në ekip, që të çojnë moralin, që të bëjnë më të fortë. Ajo që ndikoi ishte lodhja, me Tiranën zhvilluam ndeshje të vështirë, na ra gjendja fizike në fund të ndeshjes.

Faktikisht derbi i Durrësit ishte e mira të bëhej në fushën e Durrësit. Kjo ndikoi sepse ishim përgatitur të luanim në Durrës, edhe rruga na lodhi pak. Penalltia e dytë e Peposhit? Mund ta kisha ndryshuar edhe e mendova, Peposhi kishte bërë 6 nga 6 penallti më parë, pasi e humbi thash pse s’e ndryshova, po e kisha ndërmend”- tha Edi Martini.