Trajneri i Teutës, Edi Martini, i ftuar në emisionin Pressing shprehet se është e vështirë të gjehet në treg një qendërmbrojtës i mirë. Madje, shkodrani thekson edhe se Tirana si ekipi kampion, sërish ka aktivizuar në mbrojtje lojtarë krahu për shkak të vështirësisë. Ndër të tjera, Martini është i kënaqur që ia ka dalë të përmbushë objektivin e klubit për kualifikimin në Europë.

“Verdiktet e sezonit janë të drejta. Ekipet kanë marrë atë që kanë merituar. Ndoshta ne mund të kishim marrë diçka më shumë. Tabela tregon atë që ekipet kanë dhënë në fushë. Ne e kemi arritur objektivin e klubit. Me mënyrën e lojës mund të ishim më lart. Gjithsesi jam i lumtur për arritjen e objektivit”.

Qendra e mbrojtjes, vështirësia për të gjetur lojtarë- “Është një pikë deçizive te ekipet. Por, sot qendra e mbrojtjes është komplekse dhe duhet të mbrojnë të gjithë e të sulmojnë të gjithë. Edhe Tirana ka futur lojtarë krahu në qendër se nuk është e vështirë të gjendet një mbrojtës i mirë.Ne jemi të fokusuar te loja dhe te vetja jonë dhe të marrim trofeun. Ne kemi arritur objektivat e klubit dhe ti je i kënaqur me arritjen e kërkesave të klubit. Te vetja mund të kërkoja edhe më shumë me mënyrën si kemi lujatur dhe kemi humbur pikë në disa ndeshje. Megjithatë, kemi arritur objektivin e klubit”.

Tirana ekipi më i mirë? “Kukësi është më lart se Tirana, pavarësisht se Tirana është ekip më shumë se Kukësi. Tirana e ka merituar, por bëhem xheloz se kanë fituar 12 apo 15 në fund. Kanë pasur fat, se për mua Kukësi ka pasur lojtarë më të mirë, por si ekip ndryshon”.

“Kur erdha nuk ishim mirë me renditjen dhe në ndeshjet e para nuk kishim afrimitetin e duhur me klubin. U njohëm në kohë lufte duke qenë se duhej të përshtateshim dhe më pas bëmë disa ndeshje të mira. Mundëm Partizanin në Tiranë dhe më pas në momentet më të mira çeduam me Vlorën dhe ende nuk kishim gjetur balancat. Nuk shihnim në sy njëri-tjetrin. Por, koha e pushimit bëri që të reflektonim dhe krijuam grupin që ndikoi në ecurinë e skuadrës. Jemi më të qetë me arritjen e objektivin, por nëse do të ishim më të vendosur do ishim edhe më lart. Dhe, kjo na mbetet pak peng dhe mund të ishim më lart.

Barazimet me Luftëtarin dhe Luftëtarin- Kemi humbur penallti në Korçë, kemi humbur me Tiranën edhe arbitrat në disa raste dhe mund të kishim 6-7 pikë më tepër dhe do kishim më shumë uri. Do kishim më shumë personalitet, por arritëm objektivin. Me Kupën, me Vllazninë po humbin 2-0 dhe më pas e kthyem. Me Kukësin ishte më e sikletshmja dhe ekipi tregoi karakterin.

Mas ndeshjesh me Tiranën, ajo ishte që ekipit tonë i dha besimin dhe arritëm të kthejmë mentalitetin se ne ishim më të mirët. Krijuam besimin se nuk ka më të mirë se ne. Sot jemi ndër skuadrat që kemi bërë futboll të bukur.

E ardhmja- Nuk kemi gjë konkrete, të mbarojmë Kupën dhe më pas të bisedojmë me drejtuesit dhe nuk kemi një plan”, u shpreh Martini.