Edi Martini u duk i çliruar pas barazimit të Teutës me Partizanin, por e ka të qartë që i duhet të paktën edhe një fitore për të siguruar Europën.
“Ne vinim pas një ndeshje në Kupë, kishim harxhuar energji më shumë se Partizani. Edhe stolin e kemi të mangët, kishim tre mungesa. Kishim vetëm djem të rinj në stol. E administruam lojën, kishim rastet tona, mund të fitonim, por në fund kishim bërë hesap që një barazim do të ishte i mirë. Europa? Është shpejt për të folur, na duhet edhe një për Europën, më pas është finalja e Kupës. Jam djegur kundër Vlorës dhe Gjirokastrës, futbolli është i pabesë. E para është ndeshja me Vlorën, që duhet ta fitojmë me patjetër.Tirana kampione? Kanë bërë një sezon të mirë, fati ka qenë me ta. Kemi qenë skuadra e parë që kemi rrahur kampionët, jam i kënaqur për diçka të tillë. Për Tiranën flasin ata që merren me Tiranën.”





