Teuta arriti një fitore të rëndësishme në kampionat përballë Egnatias me rezultatin 0-1. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini u shpreh i kënaqur për tre pikët, teksa theksoi se ka shumë gjëra që duhen rregulluar në skuadër.
“Jam i kënaqur për dy gjëra. E para që ekipi dha maksimumin, e dyta për rezultatin. Kemi shumë gjëra për të rregulluar, por sot jam i kënaqur.
Vuajmë në pjesën e sulmit, por këto janë për momentin mundësitë tona. Kemi shumë gjëra për të rregulluar. Por gjithsesi kur fiton në fund je i kënaqur.
Unë e kam gjetur dhe vjet kështu dhe arritëm ku arritëm. Unë jam i kënaqur me lojtarët që kam. Egnatia ka një super ekip. E kisha porositur skuadrën që ta vendosin nën presion. Normal që i druhesha të gjithëve prej tyre, jo vetëm Duamenës.
Jam i kënaqur. Kam marrë tre pikët dhe jam shumë i kënaqur. Besimi që unë bashkë me këta djem kemi pasur çdo vit. Ekipi i Teutës është ekip në rritje. Final 4 është bërë shumë i rëndësishëm, por unë preferoj dhe Kupën e Shqipërisë. Objektivi është të shkojmë te katërshja, por mos ta lëmë pas dore Kupën.
Vllaznia nuk i merr pikë Egnatias? Kudo që jam bëj më të mirën e mundshme, kështu që i uroj më të mirën dhe Vllaznisë”, u shpreh Martini.