Trajneri i Teutës, Edi Martini e ka cilësuar të papranueshme humbjen e skuadrës së tij ndaj Bylisit, në një ndeshje ku ekipi durrsak dha shumë pak në fushën e lojës.

“Ishte ditë e keqe për gjithë ekipin, nuk mund të dallosh një lojtar. Pësojmë gol në minutën e tretë, edhe të dytin pastaj dhe ndodhën dy dëmtime menjëherë.

Sot që duhej të ndërronim lojtarë më shumë se kurrë, nuk e kishim mundësinë. Kjo është ndeshja më e dobët e imja që kur kam marrë drejtimin e Teutës.

Duhet analizuar. Humbëm shumë në kontrollin e topit,. pasime gabime, edhe nga fusha që është në gjendje që lë për të dëshiruar.

Por nuk ka justifikime, ndeshje e keqe. Bravo i qoftë Bylisit, e meritoi fitoren në të gjitha drejtimet.

Nuk ka histori, kjo është ndeshje për të zënë mend nga i pari te i fundit. Sot nuk patën dyluftimet, nuk qarkulluam topin, kemi bërë pasime gabim pa fund, ndoshta edhe ndikimi i fushës.

Nuk ka justifikime, ndeshje e dobët që duhet të nxjerrim mësime, se të bësh gjithë këtë ndeshje e të luash në Ballsh në këtë formë është katastrofë”, tha Martini. 

Nga dy gola për secilën pjesë shënuan vendasit në “Adush Muçaj”.

Kryesori Ditmir Grimçi akordoi nga një penallti për secilën pjesë në favor të Bylisit.