Partizani ka mundur me shifrat 2-0 Teutën në Durrës në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Pas sfidës ka folur edhe trajneri Edi Martini.
“Na vjen keq për rastet e humbura, kishim mundësinë të barazonim, pavarësisht rasteve të humbura, Partizani luajti më mirë se ne. Ashtu si shkoi ndeshja, Partizani e meritoi fitoren. Jam i mërzitur për pikët se janë të domosdoshme, sjam i kënaqur me lojën e ekipit tim, ky është futbolli, u çekuilibruam, ne mund ta bënim më shumë dhe mos pësonim ata gola, janë të pafalshëm.
Partizani pati shumë raste, pikët janë ato që më dhembin me tepër. Morëm një gol kur ishim të barabartë, u munduam pjesën e dytë të sulmonim. Sot kemi gabuar, s’ishim agresivë si herët e tjera. Goli i pësuar na shokoi, duhet të bëjmë kujdes. Pushimi dikujt i shërben mirë dikujt keq, neve na ka ulur pak, por nuk është justifikim, duhet të bëjmë kujdes, na pret një ndeshje e vështirë me Laçin javën tjetër”, deklaroi Martini.