Edi Martini sheh ende probleme te skuadra e tij, e megjithatë hapur e thotë që nuk vuajtën për golin.

“Jam deri diku i kënaqur nga skuadra. Kemi disa probleme që mund t’i riparojmë derisa të nisë kampionati dhe shpresoj që të nisë javën tjetër. Gjendja fizike është e mirë dhe djemtë janë të përkushtuar, ndaj pres që ta fillojmë me këmbën e mbarë. I kënaqur me golat ku fituat 5-1 ndaj Besëlidhjes? Në miqësoret e tjera ishim të ngarkuar, madje edhe me Besëlidhjen po ta keni venë re patëm mungesa në formacion dhe Bregu nuk ka ardhur ende në 100% e tij. Ne s’kemi vuajtur për golat as tani dhe as gjatë kampionatit të shkuar. Organika është më e plotë dhe nuk do kemi hall finalizimin”, u shpreh për gazetën trajneri i Teutës.