“Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë’”.

Kjo ka qenë kërkesa e një prej zyrtarëve të Bashkisë së Lushnjës, e cila u arrestua me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet për një tender.

Shtetasja Ani Simoni ka kërkuar sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, lehtësim të masës kundër saj pasi në fund të korrikut kishte caktuar ditën e dasmës.

Por pavarësisht kërkesës së saj, GJKKO ka refuzuar kërkesën e zyrtares së bashkisë.

Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Bashkinë e Lushnjës, akuzohet për veprën penale të ‘Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim.