Dy mjekë shqiptarë Livia Qose nga Tirana dhe Amir Mamusha nga Prizreni, të cilët jetojnë dhe punojnë në Ankara të Turqisë, i kanë dhënë fund beqarisë së tyre.
Ata e kishin planifikuar dasmën para se të ndodhte pandemia e koronavirusit dhe për shkak të situatës ata bënë celebrimin e tyre tejet të thjeshtë: vetëm me katër veta e me maska, ndërkohë që familjarët e tyre po e ndiqnin ceremoninë përmes rrjeteve sociale.





