Një dasmë e madhe mblodhi mbrëmë në New York emra të njohur. Sipërmarrësi shqiptar, Lionel Dreshaj, i njohur për bizneset e tij në fushën e telekomunikacionit, kurorëzoi dashurinë me partneren e tij Seida.
Në një event përrallor me mbi 800 të ftuar, dasma e Lionelit dhe Seidës sipas traditave shqiptare do të mbahet mend gjatë nga të gjithë të pranishmit.
Mes yjeve që performuan ishin Labinot Tahiri, Yllka Kuqi dhe Threedots. Dasmës iu bashkëngjit dhe Flori Mumajesi i cili performoi hitet e tij për çiftin.
Një pjesë shumë të mirë të atmosferës e kanë ndarë në rrjete sociale Liberta Spahiu dhe Alaudin Hamiti, të dy të ftuar bashkë edhe me bashkëshorten e Dinit, Yllkën.
Ngjyra e zezë ka qenë e zgjedhura për veshjet e prezantuesve ku për fustanet e Libertës dhe Yllkës është përkujdesur Valdrin Sahiti.