4tetor 2015 – Gjithmonë ka dashur të jetë në qendër të vëmendjes dhe këto ditë ka ndodhur me të vërtetë kjo për Bleonën. Këngëtarja që sapo publikoi një këngë të re me videoklip po kujtohet më shumë për deklaratën se kërkon një mashkull për t’u bërë babai i fëmijës së saj.

Dhe kandidat publik doli mjeku pediatër nga Burreli, Dalip Gjoka, i cili ndonëse i martuar dhe gjysh i ofroi Bleonës dashuri dhe pasuri deri në 300 milionë.

Por, këngëtarja nga Rusia ia ktheu përgjigjen: Për djalin 300 milionësh i them se je një ditë me vonesë. Ndërkohë ajo postoi dy foto me një “kandidat” tjetër. Dalip Gjoka nga ana e tij këmbëngul se do të vazhdojë në kërkesën e tij.

/portali DurresLajm/