Angli, 24 mars 2014 – Çifti i të verbërve, Claire Johnson dhe Mark Gaffey, kanë lidhur kurorë disa ditë më parë. Shkak për njohjen dhe lidhjen e tyre janë bërë qentë e tyre, që i ndihmojnë ata të orientohen kur dalin në rrugë.
Gjithçka nisi kur Claire dhe Mark çuan qentë e racës Labrador, në një kurs për qentë shoqërues. Venice dhe Rodd (emrat e qenve të çiftit) janë bërë të pandashëm që ditën e parë kur u takuan. Për shkak të qenve të tyre, çifti nisi të takohej më shpesh dhe të frekuentohej. Pas rreth 11 muaj njohjeje, ata kanë zbuluar se ishin të dashuruar me njëri-tjetrin dhe vendosën të martoheshin.
“Jam e sigurt që qentë tanë ndikuan mjaft në njohje tonë dhe na ndihmuan të dashuroheshim. Ashtu si ata edhe ne u bëmë një shpirt i vetëm",- rrëfen Claire për Mirror.
Propozimi i Markut për martesë mbërriti ditën e Shën Valentinit. “Nëse do më lejosh, do ta bëj jetën tënde më të lumtur”,- i shkruante Marku Claire-s. Në martesën e tyre nuk kishin si të mungonin edhe Venice dhe Rodd, “shkesët” e vërtetë të lidhjes mes padronëve të tyre.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





