11 dhjetor 2013- Një ndër futbollistet më të mira në botë, pjesë e kombëtares gjermane, shqiptarja, Fatmire Bajramaj ka finalizuar lidhjen e saj disa-vjeçare me martesë. Bashkëshorti i saj është futbollisti shqiptarë, Enis Alushi.Martesa është konfirmuar nga vetë futbollistja, Bajramaj në faqen e saj në Facebook, por edhe nga mediat gjermane.
“Sapo u martuam. 10.12.2013. Zonja dhe Zoti Alushi”- shkruan ajo në Facebook.
/panorama /





