Kosovë, 28 qershor 2014 – Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së premtes. Pas një lidhjeje intensive dashurie me Monikën, një arkitekte italiane, futbollisti bukurosh ka vënë rrethin e martesës. Dasma është bërë në një prej resorteve më luksoze të Prishtinës, por dëshira e Lorikut ka qenë që të jetë sa më diskrete, ndaj deri në momentet e fundit detajet janë mbajtur të fshehura.

Sakaq, një tjetër ceremoni e vogël është bërë në Romë dy javë më parë. Çifti mblodhi në të vetëm njerëz të afërt dhe po ashtu u kujdes që të mos bëhej bujë në media e në publik.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/