Moderatorja e "Digitalb", Aida Bajraktari është kurorëzuar në martesë mbrëmjen e djeshme me partnerin e saj prej disa vitesh, Gentin. Çifti kanë organizuar një dasmë të madhe tradicionale ku kanë qenë të ftuar edhe stafi i "Fiks Fare" pasi Aida dikur ka qenë velina e parë e emisionit.

Moderatorët Dorian Ramaliu dhe Devis Muka ishin gjithashtu të ftuar dhe kanë postuar një foto me nusen dhe velinën tjetër të "Fiks"-it.

Aida është nënë e dy djemve dhe prej vitesh ka preferuar jetën private ta mbajë larg syrit të mediave.