Vajza e dytë e ish-Presidentit Bamir Topi do të festojë fillimisht me miqtë në mbrëmjen e së mërkurës, e më pas, në fundjavë do të mbahet ceremonia e martesës. Bordo shkruan se dasma do të zhvillohet në ambjentet e një prej hoteleve më të mëdha në kryeqytet. Në festën e të mërkurës do të ketë të ftuar këngëtaren Marsela Çibukaj për të interpretuar live.
Etida është prej shumë vitesh në marrëdhënie me Bregasin. Lidhja e tyre u bë publike në vitin 2011, paralelisht me marrëdhënien e motrës së saj të madhe, Nada, e cila u martua në korrik të 2014-ës.





