Vajza e ish-deputetit demokrat dhe njëherësh profesorit Luçiano Boçi, Enxhi Boçi, i ka dhënë fund beqarisë. Enxhi është martuar me biznesmenin në fushën e energjisë, Eri Doko.
Dasma është mbajtur mbrëmjen e djeshme, me qindra të ftuar nga bota e politikës, biznesit dhe medias.
Mes të tjerash vëmendjen e ka marrë vallëzimi i Luçiano Boçit me të bijën në nisjes të dasmës, një moment që është duartrokitur dhe ka prekur të pranishmit në sallë.
Ndërkohë, dasma ka qenë e organizuar në detaje nga vetë Enxhi dhe një pjesë të rëndësishme e kanë zënë këngët dhe vallet tradicionale të zonës së Elbasanit.