Meadow Walker, vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker është martuar me Louis Thornton-Allan.

Modelja 22-vjeçare Meadow i ka dhënë fund beqarisë në 22 tetor dhe këtë lajm e ka bërë vetë të ditur përmes një postimi në Instagram.

Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as aktori Vin Diesel i cili është kumbari i Meadow dhe e shoqëroi atë në altar në vendin e të atit.

Një moment mjaft emocionues për Diesel, i cili nuk hoqi dorë kurrë nga familja e Paul Walker, ku i ka qëndruar gjithmonë pranë dhe i ka mbështetur.