8 tetor 2014 –Robero Kavali (Cavalli) në moshën 73 është ndjerë më krenar se kurrë, teksa ka shoqëruar në altar të bijën 49-vjeçare Silvana (nga martesa e tij e parë). Dasma e saj me Franceskon (Francesco) i ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme stilistit me famë botërore. Ja se ç’kishte shkruar në blogun e tij: “Të shoqërosh vajzën tënde në altar në ditën e dasmës është një emocion i bukur, unik dhe i paimagjinueshëm – shkroi Cavalli .- Në rrugën e shkurtër që na ndan nga altari, në ato pak momente, unë shoh prapa të gjitha momentet e lumtura të kaluara së bashku … ditët e saj të para të jetës … fjalët e para … hapat e parë … ditën e parë të shkollës … dashurinë e parë … ".
/g.r.b agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





