26 maj 2014 – Jeta rezervoi një surprizë të bukur për kërcimtaren Lisa Niemi, pasi ngeli vejushë në vitin 2009 kur u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë burri i saj, aktori i famshëm Patrick Swayze.
Vejusha filloi të dilte pas dy vjetësh me një biznesmen, pasi u prezantuan nga disa miq të përbashkët.
Dhe dashuria e tyre është finalizuar këtë të dielë ku Lisa Niemi 57 vjeçe dhe Albert DePrisco janë martuar në një ceremoni me 50 të ftuar në Palm Beach.





