Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për vrasjen e Marvi Mihalit duke kërkuar 87 vite burg në total për katër të akuzuarit. Konkretisht për Dejvi Bitra 24 vite, Marsel Alla 20 vite, Gridens Alla 25 vite dhe Eugen Bitraj 18 vite.

Të rinjtë akuzohen për vrasje në bashkëpunim të 20 vjeçarit Marvi Mihali, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut 2017 pranë stadiumit Dinamo. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. 

Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë këtë të fundit.

Sapo ka mbërritur Mihali, Haxhiu ka goditur me grusht një prej të dyshuarve, ndërsa Marvi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe aty është goditur me thikë nga Devi Bitraj.